Monday, December 30, 2024
Aktuale

Këtë pranverë do të mbillen 6.533 hektarë

Gruri

 

Në komunën e Gjakovës këtë pranverë do të mbillen 6.533 hektarë me kultura të ndryshme bujqësore. Edhe në këtë fushatë të mbjelljeve pranverore do të dominojë misri i cili do të mbillet në 4.750 hektarë dhe perimet të cilat do të mbillen në sipërfaqe prej  1. 270 hektarë, pastaj sipas planit komunal të mbjelljeve, fermerët do të mbjellin edhe bimë foragjere, elb birre, patate, fasule e tjera.

Për të realizuar këtë plan ambicioz të mbjelljeve, fermerët gjakovarë me kohë kanë nisur përgatitjet duke aftësuar mekanizmin bujqësorë, duke siguruar farërat dhe plehrat e nevojshme, të cilat fatkeqësisht po kanë një kosto të lartë, e për të cilat më së shumti po ankohet prodhuesit bujqësorë. Për kultivimin e misrit, ministria e Bujqësisë edhe këtë vit ka planifikuar të mbështesë fermerët me subvencione.