KF "Vellaznimi" sëpari të paguaj borxhin e pastaj të luaj!
Klubi i futbollit Vëllaznimi në kampionatin e ri do të bëjë gara në Ligën e parë futbollistike të Kosovës, mirëpo klubit nuk do ti lejohet të garojë para se të kryej obligimet financiare ndaj federatës. Në fakt Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka marrë vendim që deri në përmbushjen e obligimeve financiare ndaj zyrtarëve të ndeshjes së javës së 33-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll; Vëllaznimi – Hajvalia klubit nuk i lejohet e drejta në licencim për garat vijuese dhe aktivitetet tjera të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Ndryshe, Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës vendosi që afati kalimtar veror i futbollistëve të nis më 1 korrik dhe do të mbyllet më 16 gusht. Po ashtu me qëllim që klubet të kenë me kohë orarin e garave, shorti për kampionatin e ri për superligë do të tërhiqet më 28 qershor në orën 12.00, ndërkaq për Ligën e Parë në orën 13.00. Kampionati i ri do të fillojë më 17 gusht .(gjakovapress.info)