Saturday, April 27, 2024
Sporti

KH Vëllaznimi mposht Kastriotin 35:28

Falë mbrojtjeve bravuroze të portierit të shquar Arbër Curri dhe angazhimit të të gjithë hendbollistëve, KH Vëllaznimi , të shtunën në mbrëmje, në Pallatin e Sporteve në Gjakovë,  ka arritur të marrë pikët e plota në lojë me skuadrën cilësore Kastrioti nga Ferizaj. Në pjesën më të madhe të pjesëlojës së parë mysafirët avanconin, ndërsa në minutat e fundit Vëllaznimi arriti ta përmbys rezultatin duke e mbyllur pjesën e parë në favor të vetin 17:16. Ndërkaq në pjesën e dytë të ndeshjes, me lojë e realizime dominoi skuadra Kuq e zi, kurse mbrojtjet atraktive të Arbër Currit, në momentet vendimtare, bëri që loja e Vëllaznimit të marrë drejtimin e fitores 35:28.

Për efikasitet u dallua Arnis Spahija me 7 shënime dhe me nga 6 gola u regjistruan :Ardi Halili, Çlirim Rama dhe Florian Rexha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *