Monday, December 30, 2024
Sporti

KHF Shqiponja para titullit kampion

 
Hendbolistet e Shqiponjes mbrëmë në Pallatin e sporteve Shani Nushi  e kanë mposhtur Prishinën me rezultat 37:29 në ndeshjen e dytë të finales për titull kampioni në superligën e hendbolit të Kosovës. Shqiponja në pjesëlojën e parë nuk arriti ta zhvilloi lojën e vet ndërkohë që në të dytën  në të gjitha aspektet ishte më e mirë se sa skuadra nga kryeqendra. Më efikasja në radhët e Shqiponjes ishte Albulena Kelmendi me 11 shënime e pasuar nga Xhevahire Bajrami me 9 shënime. Bajrami këtë ndeshje e konsideroi si mjaftë të vështirë por lavdëroi anagzhimin e bashkëlojtareve të veta. Ajo është optimiste se edhe në Prishtinë do të triumfojnë
Në radhët e Prsihtinë më efikasja ishte Belma Beba me 11 shënime e pasuar nga ish hendbolistja e Shqiponjes, Burneta Rama me 6 shënime.  Të themi  në fund se,  meqë rezultati nga dy ndeshje është i barabartë, këtë fundjavë në Prishtinë zhvillohet ndeshja e tretë dhe vendimtare për titull kampioni. Finalistja prezanton Kosovën në garat ndërkombëtare të hendbollit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *