Klubi Debatit i Shoqatës së Intelektualëve ‘Jakova’ me tema në Interes të Qytetarëve
Shkruan: Prof. Dr. Ruzhdi SEFA, kryetar i Shoqatës
Njëra nga aktivitetet e Shoqatës së Intelektualëve ‘Jakova’ është edhe Klubi i Debatit. Duhet theksuar se Klubi i Debatit ka zënë të marrë formën e dëshiruar dhe interesimin e shtuar të publikut, jo vetëm për llojllojshmërinë e temave dhe profesionalizmin dhe nivelin e lartë të ligjëruesve. por edhe vlerësimet nga vetë ligjëruesit të cilët shprehin konsideratat për nivelin e debatit tejet përmbajtësor nga ana e audiencës.
Deri tash janë mbajtur disa debate radhazi kurse ligjërues kanë qenë emra të njohur të shkencës, njerëz të politikës dhe diplomacisë, por edhe të publicistikës dhe janë trajtuar tema nga aktualiteti ynë kosovar.
Me 25.2.2019, në KLUB ishte mysafir NEZIR H. KRAKI, profesor i shkencave politike në Universitetin “Paris-Est” të Francës. Tema e tij ishte “STRATEGJIA KOMBËTARE – A (S)E KEMI?”. Shoqata, ka nxjerrë disa perfundime/konkluzione nga ligjerata, diskutimimi gjatë debatit….. dhe ato i ka bërë publike, si:
- Kosova nuk ka strategji kombëtare e as strategji shtetërore
- Është e papranueshme dhe e dëmshme hapja e temës për ndryshimin e kufijve
Shtetërorë të Kosovës si pjesë e dialogut dhe e negociatave me Serbinë në Bruksel
3.Të formohet një grup gjithëpërfshirës për dialog me Serbinë, me planifikim të qartë për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore
4.Në dialog me Serbinë nuk guxojënë të mrrin pjesë njerëz të cilët mund të shantazhohen
5.Pa strategji kombëtare nuk mund të ketë hapje të temës për bashkim kombëtar
6.Bashkimi i dy njësive jo fuksionale prodhon një bashkësi edhe më të madhe jofunksionale
Më 13.4.2019 tema “MJEKËSIA MODERNE, TRAJTIM I PASOJËS PA MENDUAR NË PARANDALIM”, e mbajtur nga prof. dr. Afrim Blyta, neuropsikiatër, bëri që debati i zhvilluar të ndiqet me shumë interesim nga publiku i cili kishte mbushur sallën e shkollës së muzikës.
Në ligjëratën e tij, prof. dr. Afrim Blyta foli për modelin aktual mjekësor, i cili e ka për bazë përshkrimin e medikamenteve dhe, përkundër arritjeve të mëdha, ka dështuar në trajtimin e shumë sëmundjeve e sidomos të atyre kronike.
“Shkaku qëndron në atë që quhet “big farma”, industria e madhe farmaceutike e cila objektivin e saj të fundit nuk e ka interesin e individit, por, për fat të keq, profitin, ka theksuar prof. Blyta.
Gjatë prezantimit, i cili ishte një vlerësim kritik mbi mjekësinë aktuale, u diskutua për sfidat me të cilat modeli aktual medicinal e ballafaqon shëndetin e njeriut si dhe për mundësitë reale të qasjeve jashtë këtij modeli, të cilat mundësojnë përmirësimin e shëndetit të individit si dhe parandalimin e shumë sëmundjeve. Në debat u inkuadrua një numër i madh i pjesëmarrësve nga komuniteti mjekësor dhe jo vetëm.
Në këtë ligjërim u bindem për atë që sapo të dëgjojmë, sapo të hasim ose të shqiptojmë emrin e prof.dr. Afrimit na shkon mendja dhe na flet goja për një specialist të spikatur, për një intelektual të thellë, i cili e ka mënyrën e veçantë të qasjes ndaj problemeve jo vetëm mjekësore, por edhe atyre socio-ekonomike e politike, të cilat i shpreh hapur shqetësimet me veçori të theksuara, sidomos në këtë ZONË KALIMTARE me dimensionet kohë, hapësirë, mendje, shpirt.
Ato që i dëgjuam nga profesori dhe debatuesit e tjerë, pjesëmarrësit i bartën me vete por edhe i diskutuan ditëve në vijim me shokët, me kolegët, me familjarët, me bashkëbiseduesit dhe jo vetëm!
Dr. Arben Hoxha (20.4.2019) ishte ligjëruesi i radhës, kurse tema e tij ishte “MUNGESA E DREJTËSISË SI PAMUNDËSI PËR LIRINË”.
Kosova e çmon LIRINË dhe Shoqata me këtë debat e përkujtoi 20-vjetorin e mizorive të luftës. Përkushtimi ndaj të vërtetës për të kaluarën e luftës është jetësor për një të ardhme paqësore. Drejtësia është përcaktuesja e mënyrës së të qënit tonë në botë si dhe të mundësive për bërjen dhe zhvillimin e vetes sonë në raport me tjetrin. Mungesa e saj është evidente! Kuvendi i Kosovës, 20 vjet pas luftës së fundit, ka miratuar formimin e Komisionit Parlamentar për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë (më 14.4.2019). Pikërisht për këtë, e vumë këtë si temë në KLUBIN E DEBATIT të Shoqatës. Ligjëruesi, dr. Arben Hoxha, mes të tjerave tha që “me shfaqjen e bashkësive të vogla të organizuara njerëzore e deri më sot, drejtësia do të bëhet parim themelor për vlerësimin e qëllimeve të veprimeve njerëzore si dhe të përgjegjësive për efektin që ato qëllime ushtrojnë në kualitetin dhe qëndrueshmërinë e ekzistencës së qenies njerëzore”….(shkrimin e plote mundë ta lexoni në numrin më të ri të revistes Gjakovapress 127)