Thursday, April 11, 2024
AktualeLajme

Klubi Rotari Çabrati kompleton biblioteken me rafte

Kelemnd Rizvanolli rotarianetKlubi Rotari Çabrati nga Gjakova ka vazhduar edhe sot me mbështetjen  me ndihma për komunitetin. Kësaj radhe u ka kompletuar këndin e librave të bibliotekës në shkollën fillore Kelmend Rizvanolli. Drejtoresha e shkollës Valma Kamishi- Zeka ka falënderuar rotarianët të cilët fillimisht kishin dhuruar edhe disa libra për ta pasuruar bibliotekën.

“U jemi mirënjohës rotarianëve që po na krijojnë kushte më të mira në shkollën e re. Mbështetja për shkollën sado e vogël qoftë na inkurajon për rezultate në procesin edukativo arsimor”, ka thënë drejtoresha Kamishi-Zeka.

Fatos Axhemi, sekretar i klubit Rotari Cabrati duke dorëzuar solemnisht këtë donacion tha se distrikti  7280 i Rotary-klubit te Pensilvanisë të SHBA-ve, me përkrahjen e Ruzhdi Bakallit e ka mbështet shkollën fillore “Kelmend Rizvanolli” të Gjakovës dhe i ka hap rrugë bashkëpunimit të mëtejmë me ndihma tjera. Kësaj radhe fjala është për një komplet pajisjesh të rafteve për nevojat e bibliotekës së kësaj shkolle, ndihmë kjo që nga ana e mësimdhënësve dhe nxënësit  e kësaj shkolle është vlerësuar si tejet e nevojshme dhe e mirëseardhur.