Tuesday, April 2, 2024
AktualeLajme

Koha e maturantëve

Pjesa e dytë e muajit prill sikurse edhe gjithë muaji maj, për shkollarët tradicionalisht njifet si periudha e maturanëtëve. Edhet provimit të maturës sikurse edhe emocionet rinore të përfudnimit të shkollimit të mesëm, gërshetohen në një. Përgatitjet për mbajtjen e provimit të maturës shtetërore kanë nisur. Dita e parë e këtij provimi do të jetë më 1 qershor, kurse dita e dytë 15 qershor. Ky provim do të mbahet sipas rregullores së vitit të kaluar, ndërkaq vlerësimi do të përfshijë 200 pyetje, 120 ditën e parë dhe 80 pyetje të tjera ditën e dytë. Pjesa e parë e testimit do të përfshijë vlerësimin nga lëndët e përgjithshme, kurse e dyta nga ato profesionale.

Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës ka thënë se është duke punuar në hartimin e pyetjeve për testin kombëtar të maturës që do të mbahet në qershor, duke paralajmëruar se maturantët do të pajisen me broshura ose fletëpalosje, për t’u “familjarizuar” me provimin.

Megjithëkëtë, përqindja jo e kënaqshme e maturantëve që japin provimin, po ashtu dështimet edhe në afatin e dytë, e për disa edhe

vitin e kaluar përsëritet e njëjta duke iu humbur kështu e drejta për studim në universitet së paku dy vjet, ka nxitur Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës  të ndërmarrë hapa.

Në nivel vendi , nëvitin 2011, nga 25 mijë e 973 maturantë, provimin e dhanë vetëm 10 mijë e 594 maturantë, iu dha mundësia të konkurrojnë për pranim në dy universitetet publike dhe kolegjet tjera private, përderisa pjesa tjetër mbeti t’i nënshtrohet afatit plotësues në gusht.

Ndërkohë që me rezultatet më të dobëta u ndanë në vitin 2011 shkollat teknike. Asnjë maturant nuk e dha provimin e maturës në dy shkolla teknike të Kosovës, para dy vjetësh, e në disa të tjera një maturant, apo dy… Shkollat të cilat nuk kanë arritur as pesë për qind të kalueshmërisë patën figuruar në shtatë komuna të vendit dhe i takojnë arsimit profesional.

Ministria e Arsimit ka nisur procedurat për të bërë testin e provimit të maturës sikurse ai i klasave të nënta, pa pasur përsëritës, por të regjistrohen në fakultete sipas dijes-pikëve. Sipas të dhënave të Njësisë për Vlerësim dhe Standarde në Ministrinë e Arsimit të vitit

2011, maturantët në shkollat profesionale kanë arritur 25 për qind kalueshmëri, pothuajse dy herë më pak se gjimnazet.

Ankesat më të mëdha që adresohen tek Divizioni për Vlerësim dhe Standarde nga maturantët janë se kanë rënë për një apo dy pikë.

Për çdo vit sipas të dhënave të Divizionit për Vlerësim dhe Standarde në MASHT-it  raportohen se ripërsëritës mbesin deri në 200 veta, që ngelin dy vjet rresht, kurse sivjet në këtë divizion, sipas udhëheqësit të tij, Mustafë Kadriu, është paraqitur një rast që tash do të hyjë për herë të pestë në provim të maturës.

Drejtorët komunalë arsimorë kanë kërkuar ndryshime të provimit të maturës për shkak të numrit të madh të përsëritësve në provim.