Koha kur SHM “Ymer Riza” ishte si orkestër simfonike!
Kjo fotografi e shkrepur në vitet e 80-ta në skenën e pallatit të Kulturës Asim Vokshi, flet më së miri se në çfarë shkalle zhvillimore ishte jeta kulturore e artistike në Gjakovë. Çfarë shoqëri muzikore kishte Gjakova?! Vetëm një shoqëri muzikore, siç ishte “Ymer Riza” e përbërë nga grupi I këngëtarëve të rinj dhe të vjetër, instrumentist e solist të muzikës së mirëfilltë popullore dhe asaj karakteristike gjakovare.
Në sqarimin se çka është Orkestra simfonike thuhet se orkestri përbëhet prej 80-100 instrumentistëve, të ndarë në katër seksione kryesore: harkorët, frymorët , frymorët e tunxhit dhe perkusionet.
Këto kushte të orksetrit simfonik atëbotë gati i kishte SHM Ymer Riza, që ishte bërë çerdhe e talentëve, instrumentist, solist e valltarë. Në programet e saj parakalonin qindra të rinj dhe rrinin të fuqishëm edhe doajenët e muzikës së vjetër gjakovare me instrumentet karakteristike me tela. Nga orkestra simfonike dallonte vetëm përbërja e programit. Artistët amator gjakovarë kultivonin muzikën popullore dhe kënaqnin publikun që mbushte salla. Kjo fotografi është dëshmitare e një shkëlqimi të këtij grupi madhështor në skenën muzikore.