Monday, December 30, 2024
Kulturë

Komedia “Alo Alo” në skenën e teatrit Hadi Shehu

Kanë filluar përgatitjet për premierën e radhës në Teatrin e qytetit Hadi Shehu. Në fakt, aktorët kthehen në skenë pas  lehtësirave me masat e Qeverisë për

antiCovid. Komuna e Gjakovës, këtë paralajmërim për premierën e parë ka shkruar:

“Pas një periudhe të vështirë krijuar si pasojë e pandemisë Covid-19, ka nisur të ngjallet shpresa se dalëngadalë do të fillojmë t’i kthehemi normalitetit. Për këtë po kujdeset trupa e Teatrit të Qytetit “Hadi Shehu” në Gjakovë, të cilët nën drejtimin e regjisorit Ilir Bokshi po mendojnë ta kthejnë shpresën dhe buzëqeshjen tek ne”, thuhet në këtë paralajmërim.

Më tutje theksohet se “Alo Alo” është shfaqja e bazuar tek seriali i famshëm anglez i BBC-së, i cili jo rrallë na ka bërë të qeshim me lot. Tashmë është koha që batutat e këtij seriali t’i përjetojmë edhe në dërrasat e Teatrit “Hadi Shehu”

Komedia me titull ALO ALO është me autor:Jeremy Lloyd&David Croft. Regjia: Ilir Bokshi. Përktheu në shqip: Shkëlzen Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *