Thursday, June 6, 2024
AktualeLajme

Komuna e quan panikë të panevojshme dukurinë e kidnapimeve

DSC_0022Komandanti i Stacionit Policor të Gjakovës, kapiten Kristë Gjokaj i ka quajtur thashetheme pohimet e frundit për disa tentativa për kindapime të supozuarta të fëmijëve në afërsi të shkollave fillore të Gjakovës. Në një konferencë për media të mbajtur në zyrën e kryretares së komunës Mimoza Kusari–Lila, komandanti Gjokaj ka thënë se pas panikut të përhapur përmes rrjeteve sociale, policia ka punuar pa ndërperë në këtë drejtim dhe për asnjë moment nuk ka gjetur ndonjë të dhënë apo dëshmi se këto pohime janë të vërteta:

‘Këto postime kanë qenë thashëthëme dhe nuk ka pasur fakte për këto deklarata. Edhe përkundër faktit që nuk kemi pasur zyrtarisht deklarime në Polici, ne i kemi intervistuar 5 raste në bazë të përshkimeve të publikuara, që kanë rezultuar të pavërteta’ tha Gjokaj.

Nga ana tjetër, kryetarja e komunës Mimoza Kusari–Lila, ka thënë se qytetarët nuk kanë nevojë për shqetësim dhe kjo panikë tek ta është i panevojshëm:

“Deri me tani asnjë rast nuk është raportuar në Polici me faktet dhe argumentet që do na jepnin bazë për të thënë që këto informata janë të vërteta, përkundrazi Policia ka ftuar në intervista plasuesit e dyshimeve në rrjetet sociale, por të gjitha kanë rezultuar si thashetheme dhe të pabaza. Gjendja e sigurisë në Komunën e Gjakovës është në nivel dhe nëse bëjmë krahasimin me vitet e kaluara kemi diku për 30% rënje të akteve që cenojnë sigurinë, që d.t.th se nuk kemi vërejtur indikacione që do mund të arsyetojnë frikën dhe panikën e përhapur gjatë ditëve të fundit”, tha ndër të tjera Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila.

Edhe drejtoresha komunale e arsimit, Diajana Carkagjija ka thënë se situata mbrenda shkollave është e mirë dhe niveli i sigurisë është i lartë, teksa ka ftuar qytetarët që të kenë kujdes me postimet e tyre nëpër rrjetet sociale:

‘Kam qenë në kontakt me të gjithë drejtorët e shkollave të cilët nuk i kanë konfirmuar ndonjë rast konkret dhe me bazë për këto dyshime,’ tha Qarkaxhija.

Në fund të konferencës për media, kryetarja e Komunës së Gjakovës, komandanti i stacionit policor dhe drejtoresha e arsimit kanë zhvilluar një takim me nxënësen dhe prindin e njërit nga rastet që kishin ngritur këto dilema, por as gjatë këtij takimi nuk kishte informata konkrete që mund ta pohonin se ka egzistuar një tentim rrëmbimi.

Megjithatë, Komuna e Gjakovës dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuar për të ofruar sigurinë e duhur për mbarëvajtjen e procesit mësimor, përderisa prindërit luten që të kenë bashkëpunim me policinë dhe mos të shpërndajnë informata të pasakta të cilat ngjallin panik dhe frikë te qytetarët e Komunës së Gjakovës.

Ndryshe, disa tentime për kindapimin e fëmijëve, të cilat po supozohet se po ndodhin në qytetin e Gjakovës, e kanë alarmuar opinionin dhe kanë bërë që shumë prej prindërve, madje edhe ta shqyrtojnë mundësinë e ndërperjers së përkohshme të shkollimit për fëmijët e tyre. Disa nga prindërit po dyshojnë se gjatë javës së fundit nëpër rrugët e qytetit ka qarkulluar një veturë e zezë me targa nga Shqipëria dhe personat që kanë qenë brenda saj kanë provuar mashtrimin dhe kindapimin e disa fëmijëve.