Tuesday, June 4, 2024
AktualeLajme

Komuna evidencon prona ku investitorët e interesuar mund ti shfrytëzojnë

kuvendi-komunes-objektiZyrtarët komunal  kanë bërë të ditur se tashmë në komunë janë ofruar disa investitorë potencial, të interesuar të investojnë në sferën e prodhimit në Gjakovë. Por, problem kryesor është mungesa e pronës dhe objekteve komunale, sigurimi i të cilave është njëra ndër kërkesat primare të investitorëve. Prandaj, për të eliminuar edhe këtë barrierë komuna e Gjakovës është duke hartuar listën me prona dhe objekte private, që  do mund ti shërbenin për dhënie me qira për investitorët e interesuar.

Ndaj, qeverisja Lokale kërkon nga të gjithë banorët që kanë prona apo objekte të përshtatshme për veprimtari ekonomike të lajmërohen në komunë, deri me datën 6 korrik.