Komuna: Pacientët pozitiv me COVID-19 shërbimet vetëm në QMF tek Emin Duraku
Me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë, Komuna e Gjakovës me institucionet relevante kanë vendosur që shërbimi për pacientët pozitiv me COVID-19 të cilët janë me Terapi Parenterale, të bëhet vetëm në Qendrën e Mjekësisë Familjare “Emin Duraku” e cila gjendet pranë shkollës me të njëtin emër.
Të njëjtit, nëse nuk kanë mundësi të bëjnë vizitat në këtë qendër, i lusim që të thërrasin në numrin 0390 326 749 dhe shërbimin nga personeli shëndetësor do ta marrin përmes vizitave në shtëpitë e tyre.
Poashtu, duke u bazuar në listat e IKSHP-së, ata gjatë gjithë kohës do të thërrasin pacientët, në mënyrë që të informohen për gjendjen e tyre shëndetësore.
Kjo qendër, do të punojë çdo ditë nga ora 09-00 deri në ora 21:00, edhe gjatë vikendit. Institucionet tjera shëndetësore do të jenë vetëm në dispozicion të pacientëve të hospitalizuar, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjakovës.