Stuhia e fundit ka dëmtuar 117 objekte me dëme 215 mijë euro

moti ligNdue Muqaj, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në komunën e Gjakovës të enjten  në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve,  ka  sjellë raportin e dëmeve të shkaktuara nga stuhia e madhe mes 2o e 21 nëntor. Sipas tij raporti është  krijuar në bazë të raportimeve nga ana e vet qytetarëve për dëmet e shkaktuara.

‘ Komisioni ka konstatuar se janë dëmtuar 117 objekte në vlerë prej 215,099 euro, ku prej këtyre dëmeve, 18 objekte i përkasin infrastrukturës publike në vlerë prej 72,600 euro, 5 objekte i përkasin bizneseve në vlerë prej 55,100 euro, 83 objekte u përkasin objekteve familjare në vlerë prej 71,300 euro, ndërsa në bujqësi (sera) është konstatuar se dëmi është në vlerë prej 16,099 euro’, ka thënë Muqaj.

Në takimin e sotem   bisedua edhe për kërkesen  e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe të Mirëqenies Sociale për renovimin e pullazit të banimit social në rrugën “Tirana”, ku është konstatuar se vlera e nevojshme është prej gjashtë mijë euro.

Nga Bordi i Drejtorëve është arritur në përfundim që Komuna t’i adresohet Fondit të Emergjencave të Zyrës së Kryeministrit, me qëllim të kërkimit të mbështetjes financiare për eliminimin e këtyre dëmeve natyrore.