Saturday, February 3, 2024
KulturëLajme

Koncert i madh me perlat shkodrane

Ikona e muzikës gjakovare dhe gjithëshqiptare Shkelzen Jetishi-Xeni  dhe  artist i madh nga Shqipëria, Kastriot Tusha  edhe këtë radhë janë bërë bashkë për të sjellë në Gjakovë perlat shkodrane në koncertin e madh që do të mbahet me 1 Mars në Pallatin e Kulturës Asim Vokshi. Vite më parë ata kishin sjellë me koncerte të veçanta këngët e Isuf Myzyrit, pastaj të Qamilit të Vogël dhe Mustafa Budinës për të arritur tash tek perlat shkodrane të një   qyteti që përherë mbetet burim i pashtershëm i muzikës së bukur shqipe e  që me shekuj është krijuar në Shkodër.

Mysafir të këtij  koncerti,  me udhëheqjen artistike të Vëllaznim Buxhovit,  janë këngëtarët e mirënjohur nga Shkodra : Shyqeri Alushi, Bujar Qamili, Rosela Gjylbegu si dhe pritet edhe pjesëmarrja e legjendës së muzikës shqipe  Ismet Peja. Aktori i shquar Mirush Kabashi, artist Nderi I kombit do të prezantohet me interpretimet artistike. I gjithë koncerti do të transmetohet drejtpërsëdrejti në Radio Televizionin e Kosovës, ndërsa është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe komuna e Gjakovës bashkë me sponsor të tjerë.(

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *