Koncert I Orkestres së Shkolles Muzikës “Prenk Jakova”
Shkolla e Mesme e Muzikës “Prenk Jakova” na Gjakovë po vazhdon me prezentimet e saja mbresëlënëse, ku nga orkestrina e saj, sëfundmi publiku adhurues i muzikës serioza ka patur rastin të dëgjojë vepra të dy kolosëve botëror dhe një shqiptar. Në koncertin simfonik të dirigjuar nga Pëllumb Vula dhe në orkestrinën e përbërë prej, violinë e parë Rron Bakalli dhe Dalvin Mamusha, violinë e dytë Marjan Komani dhe Hana Hana, në violë Brikena Berisha dhe Vesa Doli, në violinçelo Arian Zherka, Kaltrina Berisha dhe Leonita Berisha, në flautë Qëndresa Basha, Jeta Gërqari, Etnika Beqrama dhe Elda Bellaja, në klarinetë Yll Zhaveli, Tima Kastrati dhe Alban Kaçi, në fagot Yllzim Bytyqi dhe në perkusion Ardian Bakalli, adhuruesit që janë gjithnjë në rritje dhe prezent në sallë janë shprehur të jenë të befasuar.Orkestra interpretoi veprat e kompozitorëve Jozeph Haydn, Elton John dhe Kujtim Laro.