Sunday, September 1, 2024
Kulturë

Koncert: Kori i grave dhe vajzave “Besa” të Gjakovës

Skena e shkollës së muzikës Prenk Jakova, të mërkurën në mbrëmje, jehoi nga zëra të ëmbël të 25 grave e vajzave anëtare të Korit të grave dhe vajzave që, me një koncert bënë promovimin e punës së palodhëshme që bëhet nën drejtimin dhe dirigjimin e profesoreshes, Klodina Kryeziu Hana. U publikua se, ky formacion nga sonte mban emrin e Besa Arllatit, një ish këngëtare veterane dhe veprimtare e shquar e çështjes kombëtare.

Me këtë rast u interpretuan 10 këngë që filluan me, “O moj e bukur Arbëri” dhe u mbyll me “Yjet e Gjakovës”. Soliste ishin Alisa Berisha dhe Vesa Xharra. Në piano: Vesa Xharra e Buna Morina, Genis Mejzini në violin dhe Adesa Kupa në perkusione.

Të gjitha pikat muzikore u mirëpritën nga publiku dhe u shoqëruan  me duatrokitje. Mysafir të koncertit të sontëm ishte edhe grupi simpatik i muzikës qytetare, “Rilindja”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *