Tuesday, April 2, 2024
AktualeKulturë

Koncert në piano i Nita Grubit

nitaNë shkollën e muzikës Prenk Jakova, të hënën me 30 Maj,   prej ores 19.00 shfaqet koncert solistik i pianistes me origjinë nga Gjakova që jeton e studion në Shkup Nita Grubi . Nita para adhuruesve të muzikës klasike do të interpretoi në piano vepra të kompozitorëve të njohur botëror. Nita Grubi u lind në Shkup në vitin 1995. Rrjedh nga nje familje muzikantesh Gjyshi saj Gani Grubi ishte këngëtarë veteran,   ndërsa babai Blerimi është profesor i muzikës në instrumentin e violinës.  Nga viti 2014 vazhdon studimet ne fakultetin e artit muzikore “Kirili dhe Metodi”-Shkup,ne klasen e Prof. Dr. Marija Gjoshevska. Është fituese e shumë cmimeve në garat dhe takimet e pianistëve.