“Konferenca rajonale mbi sfidat dhe të arriturat e gruas shqiptare
Me organizim të Komunës së Gjakovës, për dy ditë radhazi, me 7 dhe 8 Mars në Gjakovë mbahet “Konferenca rajonale mbi sfidat dhe të arriturat e gruas shqiptare në periudhën e pasluftës”. Me këtë rast do të diskutohet për shumë tema me inters shioqëror si : Rehabilitimi i gruas dhe sfidat e pasluftës, Fuqizimi ekonomik i gruas për të përmirësuar mirëqenjen ekonomiko-sociale , Gruaja në vendimmarje dhe sfidat në këtë rrugëtim, si dhe në temën Shëndeti i gruas dhe jeta vitale garanton një familje dhe shoqëri të shëndoshë. Ndryshe ky aktivitet dy ditor që mbahet në pallatin e Kulturës fillon me hapjen e panairit të produkteve artizanale dhe ushqimore dhe mbyllet me një gala mbrëmje të pjesëmarrësve të këtyre debateve.