Saturday, April 27, 2024
AktualeKulturë

Kori dhe Orkestra e “Prenk Jakoves”, koncert festiv

Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë po dëshmohet me punën përkushtuese në përgatitjen e programeve të larmishme artistike të korit dhe orkestrës duke kontribuar në begatimin e jetës muzikore jo vetëm në Gjakovë. Me programet artistike po I madhështon edhe festat tona. Kështu ishte edhe të mërkurën në mbrëmje ku për nder të 28 Nëntorit, Festës së Flamurit, kori dhe orkestra e shkollës shfaqi koncert tematik   “101 VITE KËNGË, HIMNE DHE MARSHE PATRIOTIKE”, me ç’rast u interpretuan   pjesë të karakterit patriotik, nga kompozitorët shqiptarë.

kori shkollesMe këtë rast,nën dirigjimin e Klodina Kryeziut dhe Hajrullah Syles,sopranos Edonjeta Hajdari dhe Yllka Shytit në piano, u interpretuan këngët: “Trimave të Vigut”, “Një tokë, një kokë” të Rafet Rudit, ,”Këngë patriotike për mëmëdhenë”,’Agimet shqiptare” të Avni Mules, “Të falemi o dhe “ të kompozitorit Rrauf Dhomi e këngë tjera patriotike.

Interpretimi I shkëlqyer I Korit dhe Orkestrës së shkollës së muzikës “Prenk Jakova’ u duartrokit nga adhuruesit e muzikës që kishin mbushur sallën. Programi artistik tematik I Korit dhe Orkestrës  u shoqërua edhe me videospote që shfaqeshin në skenën e shkollës e që shumë mirë ndërlidheshin me emocionet që sillte interpretimi i këngëve.