Wednesday, January 1, 2025
Lajme

Krahas nxënësve sot filloi edhe mësimi për studentët e Universitetit të Gjakovës

Prej sot në dy stacionet e trasmetuesit publik, RTK1 dhe RTK4, prej orës 11.15  ka filluar të transmetohet mësimi online për nxënës të shkollave fillore. Mësimi online është një mundësi për të zëvendësuar mungesën e mësimit në shkollë. Nga sot  po  zbatohet  procesin mësimor online për klasën 1 deri në të 5-të, ndërsa shumë shpejt pritet të fillojë prodhimi i materialit për klasën 6 deri në të 9-ën, dhe më vonë edhe për gjimnaze dhe shkolla profesionale.

Mësimi online ka filluar edhe në Universitetin Fehmi Agani në Gjakovë. Për fillimin dhe formën e studimeve në rrethana të reja, rektori Artan Nimani ka thksuar se kjo është një përvojë e re në Kosovë, dhe se dita e parë do të kaloi si punë provuese.

“Po, sot është funksionalizuar moduli në SMU për klasën virtuale – mësimin online. Sot kryesisht do të jetë si një provë e funksionimit, për tu adaptuar studentët. të gjithë studentët kanë pasur për detyrë që të përfundojnë regjistrimin e lëndëve të semestrit veror (II, IV, VI ose VIII). Lëndët duhet të regjistrohen në SMU dhe duhet të regjistrohen  të gjitha lëndët obligative dhe zgjedhore dhe të klikohet  butoni Përfundo. Regjistrimi i lëndëve duhet të bëhet për të mundësuar mbarëvajtjen e klasës virtuale, “ka thënë rektori Nimani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *