Thursday, April 4, 2024
AktualeLajme

Kremtim dinjitoz i festes se Vitit të Ri në Gjakovë

Gjakova Vitin e Ri 2014  e ka nisë me këmbë të mbarë dhe me tre djem që kanë lindur pasi akrepat janë puthitur në ndërrimin e viteve.  Gjakovaret edhe kete vit e kane zgjedhur ambijentin familjar per te kaluar castet festive dhe per te kembyer urimet me te perzemeerta me familjaret dhe te afermit.

Gjakova feston 2Ndryshe, Gjakova e ka shënuar në mënyrë dinjitoze ndërrimin e viteve. Mijëra  qytetarë, të mbledhur në sheshin festiv, në qendër të qytetit, bashkë edhe me kryetaren Mimoza Kusari – Lila i kanë numëruar bashkërisht dhjetë sekondat e fundit të vitit 2013, ndërsa sekondat e parë të vitit 2014 i kanë pritur me urimet më të mira për njëri – tjetrin e gjithashtu edhe me ndezjen e organizuar të fishekzjarrëve dhe balonave të ajrit, të cilët i kanë dhënë një pamje magjepse qiellit të Gjakovës. Në adresimin e saj para qytetarëve të mbledhur, kryetarja Kusari – Lila ka thënë se 2013-ta ishe vit i ndryshimit për Gjakovën, ndërsa beson se viti 2014 do të jetë vit i zhvillimit.

“Më lejoni që në natën e ndërrimit të motmoteve, t’u shpreh urimet e mia më të sinqerta, duke ju dëshiruar një vit të mbarë, me begati dhe shëndet. Viti 2014 për banorët e Komunës së Gjakovës do të jete vit i ndryshimeve , vit i zhvillimit dhe vit i kthesave pozitive. Para vehtes kemi shumë punë, por jam e bindur që të gjithë së bashku kemi vullnet, vizion dhe gadishmëri për të punuar drejtë dhe për te ngritur Komunën e Gjakovës në vendin e merituar. Ju dëshiroj festë të këndshme mes familjarëve, miqëve dhe të afërmëve tuaj!.” thuhet ne urimin e kryetares  Mimoza drejtuar qytetareve te Gjakoves.

Me shpresën se viti 2014 do të jetë një vit i mbarë për ta, në hyrje të këtij viti gjakovarët e kanë organizuar një festë madhështore. Përpos festimeve madhështore në qendër të qytetit, të gjitha kafiteritë dhe PAB-et kanë qenë të mbushur me të rinj e të vjetër dhe atë deri në orët e para të mëngjesit. Gjithçka është parë gëzim, hare e shpresë për një vit më të mirë.

Edhe më të madhe e më të dinjitetshme festën në Gjakovë e ka bërë qetësia dhe kultura e të festuarit, gjë që ka ndikuar që gjatë orëve festive të mos shënohen incidente të rënda, nga ato që shpesh dinë që festën ta kthejnë në tragjedi. Ndryshe nga vitet e kaluara, në festen e mbrëmshme janë përdorur më pak ose janë përdorur me kujdes më të shtuar mjetet piroteknike, ndërsa përdorimi i armëve ka qenë fare i vogël.

Në orët e para të vitit 2014, në Spitalin Regjional “Isa Grezda” janë shënuar vetëm 3 raste të lëndimit me mjete pirotenike. Po ashtu, një person është plagosur në gjoks nga një plumb i verbër, por ndërhyrja e shpejtë e mjekëve Jeton Vorfi e Kushtrim Xhiha i kanë shpëtuar jetën atij.

Kryetarja-Mimoza-Kusari-Lila-ne-pritje-te-Vitit-te-Ri
Në mesnatë mes mantelbardheve ne Spitalin “Isa Grezda”

Po në spitalin “Isa Grezda” në Gjakovë kanë ndodhur edhe lindjet e para të vitit të ri. Në fakt, një bebe mashkull ka lindur vetëm pak minuta para ndërrimit të motit, ndërsa edhe tri bebe të gjinisë mashkullore që  kanë lindur pas orës 24.00 janë bërë banorët e parë të qytetit në vitin e ri  2014. Fëmija i parë, që ka qenë një bebe e shëndoshë dhe me përmasa të mira të trupit e të peshës, do të mbahet mend edhe për faktin se është pagëzuar nga kryetarja e Gjakovës Mimoza Kusari – Lila. Rreth orën 00 e 30 minuta, teksa po e bënte vizitën në këtë institucion shëndetsor, Kusari – Lila e ka emërtuar beben me emrin MALI.

Mimoza te bebetSe çdo gjë ka vajtur mirë në repartin e lindjeve të Spitalit Isa Grezda tregon edhe Florentina Zhuri, mamia kryesore në këtë repart.

“Kemi pasur tri lindje dhe të tre kanë qenë djem. Foshnjat janë të shëndetshme bashkë me nënat” tha   Zhuri.

Kryetarja Mimoza Kusari – Lila menjëherë pas ndrrimit të moteve, i ka vizituar të gjitha institucionet kujdestare të natës, të cilët përpos që i ka uruar për festën, i ka falënderuar për angazhimin dhe kontributin e tyre përgjatë tërë vitit 2013. Kusari – Lila e shoqëruar nga bashkëpunëtorët e saj ka qëndruar në Spitalin “Isa Grezda” ku është pritur nga drejtori i këtij institucioni Haxhi Kamberi, mjekët dhe stafi tjetër kujdestar. Ajo ka qëndruar edhe në Stacionin Policior të Gjakovës, me ç’rast është pritur nga komandanti Kristë Gjokaj dhe mjaft policë tanë.

Vizitën e fundit, kryetarja Kusari – Lila e ka zhvilluar edhe në brigadën e zjarrfikësve, ku nga komandanti Pashtrik Xërxa dhe nga zjarrfikësit gjakovar është njoftuar për një natë të qetë sa i përket zjarreve.

Në prag të ndërrimit të moteve qytetarët kanë marrë shumë urime edhe nga përfaqësuesit e subjekteve politike, përkatësisht kryetarët e degëve të  tyre .
“Lutëm që viti 2014 të jetë vit i bashkimit për të gjithë, ngase një familje e bashkuar e ka më letë të kapërcej vështirësitë dhe të siguroj të ardhmen e saj, një shoqëri e bashkuar e ka më lehët të përballoj sfidat dhe të ecë me hapa të shpejtë drejtë zhvillimit, begatisë dhe drejtë integrimit për ti arritur synimet e veta”,ka uruar mes tjerash kryetari degës së AAK-së, në Gjakovë Pal Lekaj..