Friday, November 17, 2023
AktualeLajme

Kremtohen Pashkët

pashketBesimtarët e besimit krishterë po kremtojnë festën e Pashkëve. Me rastin e festës së Pashkëve, Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, e shoqëruar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Luan Gola, ministri i Ministrisë së Tregtisë dhe të Industrisë, Bernard Nikaj, si dhe bashkëpunëtorë tjerë, por edhe mysafirë të posaçëm, si ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Artan Shkëmbi dhe myafirë të tjerë nga Pogradeci kanë vizituar Kishën e Shën Ndout në Gjakovë.

Kisha shendndouMe këtë rast, mysafirët të cilët kanë përcjellur urimet më të përemërta për këtë kremte të madhe të besimtarëve katolik,  janë pritur dhe falënderuar nga Padër Ndue Kajtazi.

“Është kjo një festë e madhe për besimtarët katolik, por edhe për besimet tjera sepse në këtë  mënyrë  tregohet jo vetëm toleranca dhe bashkëjetesa ndërfetare si karakteristikë ndër shekuj për ne, porse njiherit shprehet dhe dashuria, mirëkuptimi dhe ndjenja për sakrificën, për njerëzoren” ka thënë në urimin e saj kryetarja Mimoza Kusari Lila, e cila mesazhin e saj urues e ka përmbyllur me urimet që populli i Gjakovës, porse dhe gjithë shqiptarët kudo që janë të kenë ditë akoma më të bukura, të ketë zhvillim dhe progres të gjithanshëm.

pashket priftiNdërkaq, Padër Ndue Kajtazi, duke shprehur falënderimet për mysafirë të posaçëm dhe të respektuar në këtë ditë të shenjtë fetare, ka uruar për gjithë shqiptarët, kudo në botë, që paqja të sundojë mbi ta, pasi jeta nuk ka dimension apo kuptim tjetër.