Krena që ia shton bukurinë Gjakoves
Krena është lumi që ndanë Gjakovën në dysh-këndej kah qyteti ri dhe andej kah qyteti i vjetër me Çarshinë karakteristike e tutje Kodrës së Çabratit, por që ia shton bukurinë në të gjitha stinët e më së shumti në verë. Ngado që ta shikosh këtë lum, jo që ndanë qytetin, por i bashkon shikimet nga toka e nga qielli. Kjo pamje atraktive e Gjakovës, falë lumit Krena, do të duhej të na shoqëronte gjithnjë për ta dashur këtë lum akoma më shumë dhe për ta mirëmbajtur në dimër e verë.
Për hirë të kësaj pamje është mëkat ta mbushim me mbeturina!