Tuesday, September 3, 2024
Aktuale

KRU Gjakova, 7 vjet rresht e para në Kosovë

Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit, e ka shpallur edhe këtë vit kompaninë Rajonale të Ujit, Gjakova si kompania  më e mirë në Kosovë. Kjo është hera e shtatë rresht që KRU Gjakova shpallet më e mira për përformancën e saj  më të mirë në furnizimin e pandërprerë  me ujë cilësorë të pijes të banorëve të  Gjakovës, Rahovecit dhe disa fshtrave të Prizrenit. Drejtori i KRU Gjakova, Ismet Ahmeti, para gazetarëve  ka shpalosur të hënën  edhe elemnetet tjera që e kanë bërë kompaninë të shpallet më e mira në vend nga Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit për vitin 2019.                                        

“Kjo po arrihet në saje të angazhimit të gjithë punëtorëve të kompanisë për ti ofruar popullatës së gjërë ujë pandërprerë dhe shërbime tjera. Pastaj, ne  po bëjnë maksimumin që të zvogëlohen humbjet, duke rritur të hyrat”, tha Ahmeti

Po ashtu ai tha se në tri vitet e ardhshme do të bëhet ndërrimi i gypave të vjetër dhe orëve digjitale.

KRU Gjakova, sipas drejtorit Ismet Ahmeti, këto suksese i ka shtrirë edhe tek investimet e shumta. Ai këtu nuk la pa përmendur edhe investimet në 44 fshatra të komunes së Gjakovës të cilat për herë të parë janë kyqur në rrjetin e ujësjellësit. Me këtë rast drejtori Ahmeti, ka falenderuar dy shtetet mike, Gjermaninë dhe Zvicren për  investimet e shumta. Po ashtu për këtë sukses Ahmeti tha se është edhe meritë e qytetarëve për shkak të pagesave të rregullta.   

 Ai foli edhe për synimet në të ardhmen.  

“Synimet e kompanisë janë të shumta e si prioritet ai ka vendosur ndërrimin e tubacioneve të azbestit dhe orëmatësve të menqur. KRU Gjakova ka projekte  të cilat planifikohen  të fillojnë dhe finalizohen  brenda 3 viteve të ardhëshme” tha Ahnmeti .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *