Wednesday, April 24, 2024
Lajme

KRU Gjakova thotë se uji është cilësor

Komuna e Gjakovës, Rahovecit dhe një pjesë e Prizrenit  janë shumë me fat që e konsumojnë ujin cilësor të  KRU Gjakova. Kështu u tha  sot pas disa thashethemeve për ujin e pijes pas vërshimeve të mëdha që përfshinë territorin e komunës së Gjakovës. Të gjithë ata që furnizohen me ujë të pijshëm nga KRU “Gjakova”, mund ta përdorin këtë ujë të pastër të Liqenit të Radoniqit edhe pas reshjeve dhe vërshimeve. Zëdhënësja e KRU “Gjakova”, Dafina Syla- Dina, tha se  uji edhe pas vërshimeve është në cilësinë e duhur dhe në vazhdimësi nën kontrollet e laboratorit.

“I sigurojmë të gjithë konsumatorët  se uji është i cilësisë  së lartë dhe është në nivel të duhur” tha Syla-Dina, duke hedhur poshtë disa thashetheme për ujin e pijes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *