Tuesday, December 31, 2024
Lajme

KRU Gjakova: vendim me qëllim të mbrojtjes së Liqenit të Radoniqit

Konform udhëzimit administrativ për Zonat e Mbrojtura Sanitare dhe Vendimeve të Qeverisë për Zonat e Mbrojtura Ujore, bazuar në Ligjin në fuqi të Republikës së Kosovës, mbi Ujërat, Urdhëresat Administrative, KRU “Gjakova” ka marr vendim me qëllim të mbrojtjes së liqenit nga veprimet e dëmshme të cilat mund të ndikojnë në ndotjen dhe eutrofikimin e ujit  të liqenit “Radoniqi”.

Sipas këtij vendimi  ndalohet: Shfrytëzimi i liqenit për peshkim pa leje dhe autorizimin e organeve kompetente, Qarkullimi i të gjithë automjeteve  përreth dhe afër liqenit akumulues ”Radoniqi” në rreze prej 500 metra nga uji , si dhe qarkullimin e barkave në liqe  pa leje dhe autorizim të organeve kompetente të K.R.U.”Radoniqi”.

Gjithashtu ndalohet çdo shfrytëzim i zhavorit dhe masës drunore në zonën e bregut të Liqenit në rreze 500 m. nga uji pa leje dhe autorizim përkatës  nga Drejtoria për Ujëra pran MMPH dhe Drejtoria e Pylltarisë pranë Ministrisë së Bujqësisë si dhe ndalohet : Çdo aktivitet i cili direkt ose indirekt ndikon në ndotjen dhe denatyralizimin e ujit të Liqenit.

Njëkohësisht me këtë urdhëresë të KRU Gjakova ndalohet rreptësisht  peshkimi  si dhe çfarëdo aktiviteti tjetër i cili indirekt pengon shumëzimin e peshqve në periudhën deri me 1 qershor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *