KRU Radoniqi e mbyll vitin me fitim

liqeni-radoniqi-300x190

Kompania rajonale e Ujësjellësit Radoniqi në fillim të këtij viti  I kishte  vënë vetes objektiva dhe caqe shumë ambicioze teknike dhe financiare për ti realizuar dhe tash kur po përmbyllet ky vit ato janë përmbushur duke realizuar furnizim të pandërprerë me ujë të pijes për rreth 250 mijë banorë të komunës së Gjakovës, Rahovecit dhe fshatrave të Prizrenit dhe duke rritë inkasimin e zvogëluar humbjet e ujit, u tha sot në konferencën për gazetar kur u shpalos puna njëvjeçare dhe synimet për vitin 2014.

Drejtori ekzekutiv I kësaj kompanie Ismet Ahmeti tha se kjo arritje është realizuar falë angazhimit të gjithë punëtorëve të kompanisë Radoniqi, mbështetjes së Qeverisë së Kosovës dhe bashkëpunimit të ngushtë me drejtuesit e  komunave:  Gjakovë, Rahovec dhe Prizren.

“Krahas furnizimit 24 orësh me ujë të pijes dhe cilësorë gjatë këtij viti ecuritë e prodhimit, faturimit dhe zvogëlimit të humbjeve të ujit shënojnë trende pozitive. Nga viti 2011 humbjet e ujit janë zvogëluar për 21 %, ndërsa shkalla e arkëtimit për periudhën janar-dhjetor 2014 është 83 % apo 8 % më e lartë se një vit më parë.”, ka thënë Ahmeti duke kujtuar se Radoniqi po e  mbyll  vitit me fitim afarist prej 350 mijë euro.

Në takimin e sotëm drejtues të Radoniqit theksuan edhe investimet në vlerën prej 1 milion e 304 mijë eurove, prej të cilave 852 mijë euro nga donacionet dhe 452 mijë euro nga investimet vetanake. Këto investime ishin përqendruar në ndërtimin e kanalit derivues

Synimet e kompanisë për vitin e ardhshëm mbetet ngritja e fabrikës së dytë për prodhimin e ujit me kapacitet prej 500 litra në second dhe furnizimi me ujë për banorët e zonës së Rekës së keqe. Ndërkaq ndër projektet madhore u përmendën edhe ndërtimi I impiantit të ujërave të zeza në vlerë prej 16 milion euro dhe fillimi I ndërrimit të gypave të vjetruar të azbestit në gjithë rrjetin e ujësjellësit.