KRU Radoniqi :Mos u brengosni ujë cilësorë ka me bollyk por duhet paguar !
Derisa shumë qendra kosovare, këtyre ditëve të dimrit pa reshje , po ballafaqohen me mungesën e ujit të pijes dhe reduktime të ashpra, banorët e komunës së Gjakovës, Rahovecit dhe disa fshatrave të Prizrenit nuk I kanë këto halle. Në Kompaninë rajonale të ujësjellësit Radoniqi, e cila furnizon këto zona, 24 orë me ujë, thonë se prodhimi i ujit po shkon sipas dinamikës normale, nga 500 deri në 600 litra në sekondë, ndërsa niveli i ujit në liqe është 451.47m. mbi lartësinë mbidetare, që, sipas tyre janë parametra progresiv. Krahasuar me ditën e premte niveli I ujit në liqe është ngritur për 5 centimetra. Këto janë kuotat normale për këtë stinë të vitit.
Muhamet Lama, udhëheqës i Departamentit për marrëdhënie me konsumatorin dhe publikun, të hënën tha se falë punës këmbëngulëse të menaxhmentit të kompanisë është arritur që të menaxhohet mirë gjendja me furnizim me ujë të pijes me cilësi të lartë për rreth 230 mijë banorë të këtyre zonave .
Ai ka thënë se konsumatorët nuk kanë shkas për droje për mungesë të ujit ndërsa ka kërkuar që furnizimin e rregullt me ujë konsumatorët ta kthejnë me pagesat me kohë të borxheve që kanë për ujin e shpenzuar.
Lama ka siguruar edhe me këtë rast konsumatorët se uji i Radoniqit i nënshtrohet rregullisht analizave të rregullta bio-kimike sipas të cilave ky ujë është cilësorë dhe i shëndetshëm.