Wednesday, April 3, 2024
AktualeLajme

KRU Radoniqi: Kurseni ujin, keqpërdoruesve gjoba!

Radoniqi 1Vapa ka arritur e bashkë me te edhe konsumimi enorm I ujit të pijes. Hetohen edhe keqpërdorimet  e para me ujitjen e oborreve dhe kopshteve, prandaj KRU Radoniqi, pasi thekson se kjo gjendje sjellë edhe reduktime,  apelon tek konsumatorët që të kursejnë ujin,  ndërsa keqpërdoruesit e ujit të pijes I bënë me dije se I prêt gjoba nga 100 euro për ujitjen e kopshteve dhe larjen e oborreve e deri në 300 euro për autolarje.

Ndërmarrja e këtyre masave bëhet për të krijuar kushte për furnizim të të gjithë konsumatorëve, pra edhe atyre që banojnë nëpër shumëkatëshe dhe nivele më të larta të qytetit.