KRU RADONIQI, sipas CDI-së më e suksesshmja në Kosovë
Iniciativa e zhvillimit të komunitetit CDI e ka përzgjedhur K.R.U.”Radoniqi” si kompaninë më të suksesshme në mesin e Kompanive Rajonale të Ujësjellësve të Kosovës për bashkëpunim dhe shkëmbimin e përvojave të reja për të ardhmen.
Edhe një lajm na vjen nga kjo kompani .
Kompania Rajonale e ujësjellësit Radoniqi në fillim të këtij muaji (2.06.2015) ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit me Asociacionin e përbashkët të inkorporuar të Dorsch International Consultants GmbH , nga Minheni i Gjermanisë dhe Comunity Development Initiatives nga Prishtina (me tekstin e mëtejmë së bashku referohen si AP Dorsch/CDI) për realizimin e programit mbështetës për Ujë dhe Kanalizim në zona rurale (RWSSP) faza e V-të. Ky projekt ka për qëllim të sigurojë furnizim me ujë të pijshëm , të sigurt dhe infrastrukturë sanitare për komunitetet rurale pavarësisht etnicitetit . Këto sisteme të ndërtuara apo të rehabilituara sipas projektit do të transferohen në Kompanitë përkatëse Rajonale të Ujësjellësit për menaxhim të qëndrueshëm operacional.
Marrëveshja për bashkë-financim për zbatimin e programit RWSSP, faza e V-të është nënshkruar nga Qeveria e Republikës së Kosovës (përfaqësuar nga Ministria e Financave) dhe Qeveria zvicerane (përfaqësuar nga Departamenti Federal i Punëve të Jashtme përmes SDC-së), me 5 Qershor 2014.
Te dyja palët të cilat kanë lidhur Memorandumin e Bashkepunimit pranojnë rolet dhe përgjegjësit e tyre sipas marrëveshjes së nënshkruar gjatë zbatimit të projektit.