KRU Radoniqi për herë të dytë kompania numër një në Kosovë
Zyra Rregullative për Ujësjellës dhe Kanalizim, e cila merret me rregullimin e i shërbimeve të ujit në mënyrë efektive dhe transparente në pajtim me praktikat e mira Evropiane, e ka vlerësuar kompaninë e ujësjellësit Radoniqi si kompaninë me performancën më të mirë pë vitin 2014, mes 7 kompanive simotra të Kosovës. Furnizimi I pandërprerë me ujë të pijes, shkalla e inkasimit në 83% dhe ulja e shkallës së humbjeve në 50%, bashkë me mirëmbajtjen e rrjetit të ujërave të zeza, kanë qenë treguesit operativ dhe financiar që KRU Radoniqi të shpallet me performancën më të mirë. Në takimin e mbajtur të martën, me gazetarë,drejtori ekzekutiv Ismet Ahmeti tha se kjo performancë është arritur në saje të punës së palodhshme të të gjithë të punësuarve në KRU Radoniqi.
” Kjo arritje për dy vjet radhazi na bënë të lumtur sepse është reflektim I angazhimeve që po bëjmë me vite të tëra dhe njëkohësisht na inspiron më shumë për angazhime të reja që janë mjaftë ambicioze” tha Ahmeti duke kujtuar projektet e mëdha që janë para stafit drejtues të kësaj kompanie.
Ai ka përmendur bashkëpunimin e ngushtë që ka me drejtuesit komunal të këtyre komunave si dhe me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe atë të Planifikimit Hapësinor bashkë me donatorët tjerë. Ahmeti tha se tashmë kanë nisur punët në projektin madhor të fazës së dytë të zgjerimit të kapaciteteve prodhuese për 500 litra të reja uji që do të furnizojnë në tërësi pos Gjakovës edhe Rahovecin, Mamushën, disa zona të Prizrenit e deri në Suharekë.
Pos kësaj nga viti ardhshëm do të realizohet edhe projekti I Impiantit të ujërave të zeza në vlerën prej 22 milion euro ndërsa 48 fshatra të Rekës së keqe në bashkëpunim me komunën dhe donatorët ndërkombëtarë do të furnizohen me ujë të pijes. Brenda qytetit pritet që të investohet në ndërrimin e rrjetit të vjetruar të azbestit me gypa të rinjë që kapin një kosto prej 15 milion eurove.
Kastriot Zhaveli drejtor financiar tha se treguesit pozitiv të performances janë arritur në saje të uljes së humbjeve nga 75 në 50 % si dhe të bashkëpunimit me konsumatorët duke shlyer borxhet.
Në raportin e ZRRUK-së thuhet se performanca e përgjithshme nuk bazohet në performancën krahasuese të njëri-tjetrit, por bëhet një krahasim në lidhje me nivelin ‘ideal’ të performancës së pritshme të kompanisë që funksionon mirë dhe ofron furnizim efiçentë me ujë dhe shërbime për ujëra të zeza dhe paraqet kombinimin e rezultateve nga tri kategoritë e biznesit të kompanisë, dmth: Performanca e furnizimit me ujë; Performanca e shërbimeve për ujëra të zeza si dhe Performanca e përgjithshme e biznesit për ujë dhe ujëra të zeza (efiçenca financiare