Friday, April 5, 2024
AktualeLajme

Kryetarja e Tetoves letër urimi për Mimozen

Letrën e parë zyrtare, kryetarja e parë e komunës e gjinisë femërore në Kosovë, Mimoza Kusari-Lila e ka marrë pikërisht nga një femër, përkatësisht nga kolegia e saj në qytetin e Tetovës, Teuta Arifi e cila sic njohton faqja zyrtare e Komunes se Tetoves  www.tetova.gov.mk, shprehet:

tetova
Foto Teuta Arifi dhe Mimoza Kusari-Lila www.tetova.gov.mk

E nderuara znj. Kusari – Lila,

Me kënaqësinë më të madhe ju shpreh urimet më të sinqerta dhe të ngrohta në emrin tim personal dhe poashtu edhe në emër të qytetarëve të Tetovës, për fitoren e korrur në zgjedhjet lokale të 2013. Poashtu, më lejoni tju përgëzoj edhe për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, gjatë të cilit qytetarët e Gjakovës në mënyrën më demokratike dhe të qytetëruar bënë që zëri i tyre të degjohet qartë dhe fuqishëm.
Si femra e parë kosovare në krye të një komuneje tejet të rëndësishme të Republikës së Kosovës, Ju padyshim bëtë historinë në vendin Tuaj. Të qenit në krye të kësaj detyre është padyshim një obligim dhe përgjigjegjësi jo e lehtë, megjithatë unë besoj fuqishëm në kapacitetet e vlerat e juaja, vendosmërinë e patundur, dhe vullnetin e palodhur për t’ju përgjigjur besimit të dëshmuar të qytetarëve të Gjakovës me punë dhe vepra që do ja kthejnë dinjitetin dhe shkëlqimin e merituar qytetit Tuaj.

Duke Ju uruar punë të mbarë në detyrën e re, mirëqenie e shëndet të mirë, ju ofroj mbështetjen dhe bashkëpunimin e pakursyer në ndërtimin e së ardhmes së ndritur të qytetit Tuaj.

Me respekt,

Teuta Arifi
Kryetare e Komunës së Tetovës