Friday, September 29, 2023
AktualeLajme

Kryetarja, Kusari – Lila, Zvicëra e gatëshme për të investuar në Gjakovë

mimoza_617059Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, sot ka mbajtur  një konferencë për media,  në të cilën ajo ka njohtuar  lidhur me vizitën e saj të para disa ditëve  në Zvicër, përkatësisht në kantonin e Bazellit. Sipas kryetarës Kusari-Lila, qëndrimi në Zvicër ka pasur për qëllim  eksplorimin e mundësive të bashkëpunimit,  përkatësisht,  krijimit të  lidhjeve të reja ndërmjet qeverisë së Bazellit dhe Gjakovës.
Ajo me këte rast ka vequar fillimisht takimin me drejtorin e zhvillimit, zotin Tomas Kesler, në të cilin takim është  bërë fjalë për kooekzistimin e  qytetit të vjetër dhe të rinjë të Bazellit, përkatësisht ruajtjën, konzervimin dhe zhvillimin e aktiviteteve të shumta në këte pjesë të kantonit të Bazellit. Pos kësaj, kryetarja Kusari –Lila, gjatë qëndrimit në Zvicërr është takuar edhe kryetarin e parlamentit të kontonit të Basellit, Kristian Egeller  në të cilin ndër të tjera është biseduar  lidhur me mundësitë e bashkëpunimit ekonomik.
Pjesë e bisedimeve  të kryetarës së komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila me kren e kantonit të Zvicrres ka qenë edhe grumbullimi dhe menagjimi i mbeturinave si dhe qështja e transportit publik. Kur është fjala tek mundësitë e zhvillimit ekonomik përkatësisht thithjës  investimeve nga shteti Zvicrran, Kusari –Lila, ka thënë se ekziston një gadishmëri konkrete për të investuar në Gjakovë, mirëpo pritet që komuna të krijoj kushte kur është fjala tek sigurimi i pronës së domozdoshme për këte qëllim.