Kuqezinjtë triumfojnë ndaj Yllit 48:60
Vëllaznimi shënoi fitore shumë të rëndësishme në udhëtim ndaj Golden Eagle Yllit me shifrat 48:60 (13:18, 13:18, 14:11, 8:13), në javën e 13-të të ProCredit Superligës.
Skuadra mysafire e nisi ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë 13:18, derisa lojë e ngjashme u zhvillua edhe në periudhën e dytë, që përfundoi me rezultat identik si i pari 13:18, për të shkuar në pushim me rezultat 26:36.
Vendasit për një nuancë ishin më të mirë në periudhën e tretë, 14:11, por kuqezinjtë u kundërpërgjigjën në dhjetë minutat e fundit, për të fituar 48:60.
Më i dalluari te Vëllaznimi me 16 pikë e 11 kërcimeishte Jericole Hellems. Trey Anderson i realizoi 13 pikë, ndërsa shtoi shtatë kërcime. Statistikat më të mira i kishte Jason Jitoboh, që ndeshjen e përfundoi me tetë pikë e pesë kërcime. Nga tetë pikë i shënuan edhe Don Polloshka e Antëan Walker. Vëllaznimi i ka gjashtë fitore e gjashtë humbje.