Friday, March 29, 2024
KulturëLajme

Kur këndon violina e Shkelzen Dolit!

Skena e pallatit të kulturës Asim Vokshi të shtunën mbrëma është pushtuar nga tingujt magjeps të violinës së Shkelzen Dolit. Aty u shfaq koncerti premierë i Ansamblit që mbanë emrin e anëtarit të filarmonisë së Vjenës. Interpretimet e Xenit me violinë të jepnin përshtypjen se tingujt zëvendësonin fjalët dhe këndimin, pra, violina në duart e tij fliste e këndonte!

U prezantuan edhe këngëtarët mysafirë: Ismet Peja, grupi Ashikët, Edi Furra, grupi polifonik i Himares, Vesa Smolica, Gentian Gojani, Rroni Sadiku e tjerë. Interpretimet e bukura, disa prej të cilave u dirigjuan nga Alfred Kaqinari, para artdashësve që kishin mbushur sallën, sollën muzikën kombëtare nga çdo cep i trojeve shqiptare. Koncerti është mbyllur me këngën tashmë himn shqiptar, “Xhamadani vija-vija” në interpretim të gjithë pjesëmarrësve të programit duke kujtuar kështu edhe vitin mbarë kombëtarë të Skenderbeut.

Ansambli muzikor Shkelzen Doli  nisi me qëllim që ta begatoj muzikën shqipe dhe si i tillë do të jetë vend që do t’ i tuboj këngëtarët dhe instrumentistët e më vonë edhe valltarët më në zë të trevave shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *