Wednesday, January 1, 2025
AktualeLajme

Kusari Lila vlerësoi të suksesshëm trajnimin e ndërmarrësve nga Gjakova në SHBA

Studentat e Gjakoves

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po mban një mori takimesh.

Gjatë qëndrimit dy ditor në shtetin New Hampshire, zv.kryeministrja Kusari-Lila mori pjesë në disa aktivitete, që kanë për qëllim ngritjen e kapaciteteve të ndërmarrësisë dhe promovimin e investimeve në Kosovë. Ajo u takua me përfaqësues të Universitetit të Dartmouth-it dhe mori pjesë në panelin vlerësues të ideve të prezantuara nga 5 ndërmarrësit e rinj nga Kosova të cilët kanë studiuar për 9 javë në SHBA me financim të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe ndihmë të Universitetit të Dartmouthit.

Ndërmarrësit e rinj me sukses e kanë kompletuar programin e tyre duke i zhvilluar idetë  e tyre të biznesit si dhe duke vizituar qendra inovative dhe inkubatorë të bizneseve në NewHampshire dhe Massachusetts. Të gjithë këta të rinj do të kthehen në Kosovë, ku do të vendosen në Qendrën Inovative të Gjakovës, që është financim i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Ky inkubator biznesi ka për qëllim promovimin e ndërmarrësish, si dhe vetëpunësimin në Gjakovë.

Në ditën e dytë, zv.kryeministrja Kusari-Lila u takua me Këshillin për Zhvillim Ekonomik të shtetit të New Hampshire, ku anëtarët e këtij këshilli dëgjuan prezantimet e 5 ndërmarrësve të rinj në planin për zhvillimin e Qendrës Inovative të Gjakovës.