Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një minutë heshtje në nderim për prim.dr. Ali Iljazin
Me nderime të larta dje është varrosur në oborrin e Xhamisë së Hadumit, primarius doktor Ali Iljazi, për të cilin u thanë fjalë miradie si një mjek I zoti, shkencetar, krijues I shumë veprave, atdhetar e fetar i devotshëm. Në ceremoninë e varrimit mori pjesë edhe Myftiu I Kosovës Naim Tërnava I cili e vlerësoi lartë figurën e dr Aliut.
Në emër të këshillit të Bashkësië islame të Gjakovës, foli dr. Valon Myrta, I cili kujtoj se për 8 vite dr. Aliu ishte në krye të Këshillit të Bashkësisë islame të Gjakovës, ndërsa në emër të komunës së Gjakovës, fjalë miradije për njerin nga ikonat e qytetit të Gjakovës, mjekut të shumë familjeve gjakovare dr. Ali Iljazin, foli nënkryetari komunës Flamur Fetahaj.
Kuvendi i Kosovës dje ka mbajtur një minutë heshtje në nderim për doktorin, Ali Iljazi, i cili vdiq të mërkurën.