Tuesday, November 5, 2024
Lajme

“Lama e drithit” revitalizohet, ndalohet qarkullimi i trafikut

Lama-e-DrithitDrejtoria e Shërbimeve Publike, përmes Sektorit të Komunikacionit njofton qytetarët, e posaçaërisht ngasësit e automjeteve se për shkak të fillimit të punimeve në pjesën tjetër të “Çarshisë së Madhe”, konkretisht tek hapësira e njohur me emërtimin si “Lama e Drithit” e që të shpie në drejtim të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe gjetiu në rrugët kryesore dhe dytësore, nga 29  gushti do të mbyllet për një kohë të caktuar (rreth nje muaj) për qarkullim.

Mosqarkullimi i automjeteve në këtë rrugë do fillojë së aplikuari nga data 29 gusht 2013, e enjte, dhe do të jetë e mbyllur për qarkullim për rreth një muaj, aq kohë sa është paraparë të kryhen punimet sipas planit dinamik të punës. Për shkak të kësaj ndalese, rruga “Marin Barleti”, e njohur ndryshe si “Rruga e Çabratit”, e  cila ka patur regjimin njëkahor të qarkullimit të automjeteve, nga data 29 gusht e deri në përfundim të punimeve te “Lama e Drithit” do të jetë e lejueshme për qarkullim dykahor.