Wednesday, April 24, 2024
Lajme

Lagja Haxhi Ymer pa ujë të pijes

Nga ora 10 e ditës së shtune, banorët e lagjes Haxhi Ymer kanë ngelur pa ujë të pijes. Shkas ishte defekti në rrugën Mbretëresha Teuta, në afërsi të furrës së Halil Hodes ku në afërsi të vendit të defektit po kryhen punime ndërtimore.

Ekipet kujdestare të K.R.U “Gjakova” janë duke punuar në eleminimin e defektit, porse vështirësitë me rrjetin elektrik, skaj gypit Fi 100, kanë shkaktuar vonesa.

Mësohet se brenda një ore pritet të eliminohet defekti dhe të kthehet furnizimi i rregullt me ujë të pijes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *