Tuesday, April 2, 2024
AktualeLajme

LDK : Gjakova dikur ka qenë hambar i bereqetit

LDK  në Gjakovë  të shtunen është marrë me fushaten e grumbullimit të drithërave të bardha. Zyrtarë të saj  nga niveli qëndror por edhe ai lokal në Gjakovë, kanë thënë mekete rast  se gjendja e fermerëve kosovarë është mjaft e rëndë, ndërsa  e kanë akuzuar qeverinë e Kosovës, por edhe qeverinë lokale të Gjakovës për anashkalim të bujqësisë.

Nënkryetarja e LDK-së Teuta Sahatqija, deputeti Hashim Deshishku, udhëheqësi i komisionit profesional për Bujqësi dhe Zhvillim Rural Skender Kaqiu dhe kryetari i degës së LDK-së në Gjakovë Luan Gola, e kanë vizituar pikën grumbulluese të grurit “Qendra bujqësore” në Gjakovë, me q’rast e kanë parë nga afër procesin e grumbullimit të grurit si dhe janë njoftuar me vështirësitë që po hasin fermerët gjatë kësaj fushate.

“E dimë se e gjithë rrethina e Gjakovës ka qenë hambar dhe vend i prodhimit, prodhime të cilat i kanë mbuluar jo vetëm nevojat e vendit, por kanë qenë edhe për eksport e edhe për përpunim. Edhe sot është e njejta tokë, janë të njejtit njerëz, është i njejti diell, por situata është shumë më keq. Mendojmë se vetëm me një menagjim të duhur, me një qasje strukturale ndaj bujqësisë e jo me qasje kozmetike çfarë e kemi pa deri me tani” , ka thënë Sahatqija në takim me fermerët gjakovarë.

Edhe eksperti i bujqësisë në LDK, profesori Skender Kaqiu ka thënë se angazhimi i institucioneve kosovare është vetëm kozmetik dhe situata në teren e dëshmon të kundërten e asaj që thonë zyrtarët. Çdo ditë po shohim se qeveria e Kosovës poe përmend si prioritet bujqësinë, por situate reale që po e shohim në terën është shumë largë fjalëve që çdo ditë po i thotë qoftë ministri qoftë zyrtarë tjerë të ministrisë së Buqjësisë.

Nga ana tjetër, duke i dëgjuar hallet dhe ankesat e femrerëve, kryetari i degës së LDK-së, njëherit kandidati për kryetar të komunës së Gjakovës Luan Gola ka shtuar se për shkak të neglizhencës dhe dallavereve që po bëhen në këtë sektor, janë grumbulluar një sërë problemesh, të cilat po e dëmtojnë në masë të madhe fermerin.

Ndryshe, njëri ndër shqetësimet kryesore i paraqitur nga fermerët gjakovarë, përpos voneses së subvencioneve,  është edhe fakti se fara e grurit ka qenë me cilësi shumë të dobët, gjë që ka ndikuar që rendimenti të jetë shumë më i ulët. “Sivjet nuk besoj se do të kemi më shumë se 3000 kilogramë për një hektarë. Po i dëgjoj qeveritarët që po thonë se do të kemi rendiment të mirë me mbi 4000 kilogramë për hektarë, por kjo nuk ka gjasa të ndodhë. Nuk e di pse ata po e thonë këtë gjë. Nuk e di a po duan të na gënjejnë neve apo ta gënjejnë vetveten”, ka thënë fermeri Muharrem Shabanaj.