Thursday, June 6, 2024
Kulturë

Legjenda e humorit Sevdai Radogoshi 50 vjet karrierë

Legjenda e humorit Sevdai Radogoshi mbrëmë, 26.shkurt 2023,    para adhurueseve të humorit në Pallatin e Kultures Asim Vokshi  prezantoi  – Stand Up Comedin – “VESHA BUKURESHA” duke  festuar kështu   ditëlindjen e 65-të dhe 50 vjetorin e krijimtarisë në  skenën e humorit. Sevdai Radogoshi me qindra role, video projekte, prezantime gjithandej bote, tashmë është bërë mjeshter I humorit , kësaj gjinie të vështirë krijuese. Rruga e tij e gjatë krijuese  e filluar nga vitt 1973 e deri në ditët e sotme ishte një rrugë e vlerave të veçanta  që,  në kohë të mira e të liga e bëri popullin tonë që sëpaku shpirti ti qesh. Një pjesë e këtij rrugëtimi 5 dekadash me interpretimin e Sevdai Radogoshit,  u shfaq në skenën e pallatit të kulturës  duke u shoqërua me të qeshura të mëdha.

 Stand Up Comedin – “VESHA BUKURESHA”  e ndoqën edhe mysafir të shumtë, mes të cilëve edhe humoristët e estradës së Shkodres, krijues e interpret të Estrades kosovare. Sevda Radogoshi një pjesë të madhe të krijimtarisë e realizoi me Televizionin e Prishtinës ku redaktor i emisioneve humoristike ishte Mustafë Halili. Ai e vlerësoi lartë kontributin e Sevdaiut për këto 50 vite dhe kujtoj fillimet e tij në televizion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *