Wednesday, April 3, 2024
Aktuale

Lëvizja Fol debat me kryetarin e Komunës

 Fol në Gjakovë

Lëvizja FOL organizoi  te shtunën debat me kryetarin e Komunës së Gjakovës, Pal Lekaj, ku u  diskutua për punën një vjeçare të komunës, dhe u diskutua për planifikimet dhe të arriturat gjatë vitit 2012.  Transparenca, llogaridhënia, sektori I prokurimit, Çarshia e madhe, zhvillimi I pamjaftueshëm ekonomik , ishin çështjet dominuese të këtij debati ku ishin të pranishëm edhe drejtuesit e subjekteve politike në Gjakovë, të cilët shprehën kritika ndaj qeverisjes lokale.

Petrit Zogaj udhëheqës I lëvizjes Fol tha se ky aktivitet po zhvillohet në disa qendra të Kosovës dhe se ka për qëllim të mbështesë qeverisjen e mirë dhe qytetarin aktiv. Kryetari Lekaj është në përfundim të mandatit të dytë të udhëheqjes së pushtetit lokal,ndaj mundë të diskutojmë  “Organizata është themeluar të mbështes qytetarin aktive, të rris transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve publike për të kontribuar në qeverisje të mirë dhe parandalim të korrupsionit, ndaj jemi mbledhur për të vlerësuar punën e kryetarit të komunës së Gjakovës I cili është që gjashtë vite në udhëheqje të komunës” theksoi Zogaj

Duke prezantuar në pika të shkurtra përpjekjet dhe arritjet që ka shënuar Kuvendi Komunal I Gjakovës, kryetari Pal Lekaj ka thënë se sukseset më të mëdha janë shënuar në ndërtimin e infrastrukturës, në bujqësi, në zhvillimin dhe mbështetjen e Ndërmarrjeve familjare ekonomike, kurse sa I takon korrupsionit ai ka thënë se: “Jemi e vetmja komunë që për këto vite nuk kemi asnjë aferë korruptive.

Mendim të kundërt kanë pasur Shpëtim Rudi kryetar i degës së AKR_së dhe Luan Gola I degës së LDK-së në Gjakovë, të cilët kanë theksuar mos zbatimin e nëntë  vërejtjeve të Zyrës së Audititmit,pastaj  mungesën e transparencës dhe moszbatimit të Ligjit për Trashëgiminë Kulturore me rastin e rinovimit të rrugës së Çarshisë së Vjetër. Teki Dobroshi nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se zgjedhjet në bashkësi lokale janë organizuar sipas një rregullore që nuk ka dalë fare në diskutim publik.

Ka pasur edhe kritika tjera nga pjesemarresit ne kete debat, për të cilat kryetari Lekaj dha sqarimet e tija.