Levizja Fol për transparencen në Gjakovë
Mos respektimi i afatit ligjor për kthim të përgjigjeve, procedurat burokratike për të kërkuar një dokument nga komuna, pagesa nga një euro për të bërë një kërkesë për qasje në dokumente zyrtare, gjë e cila nuk aplikohet në komunat tjera, dhe rastet kur në vend të përgjigjes konkrete qytetarët udhëzohen që përgjigjen ta kërkojnë në faqen zyrtare të komunës, janë problemet më të theksuara kur është fjala për transparencen dhe përgjegjësitë e institucioneve komunale në Gjakovë, si dhe respektimin e Ligjit mbi qasje në dokumente zyrtare, tha Mexhide Demolli, nga Lëvizja “FOL” të martën në takimin e focus grupit në Gjakovë.
Në debatin e organizuar gjatë prezentimit, ka dalur në shesh edhe mungesa e bashkëpunimit në mes të komunës me gazetarët dhe Organizatat Joqeveritare.