Liburn-i shpallet klubi më i mirë i Kosovës në Futsall
Klubi i futsallit “Liburn” në Gjakovë është shpallur Klubi më i mirë sportiv i Kosovës për vitin 2012, ndërkaq futbollisti i saj Ramadan Alaj është shpallur futbollisti më i mirë dhe golashënuesi më i mirë i futsallit në Kosovë.
Ndarja e çmimeve nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës për më të mirët u bë të martën në Prishtinë.
Këto suksese të futbollistëve gjakovarë, vijnë pas punës së palodhshme dhe rezultateve kulmore që ky klub po arrin në garat kampionale, ato për Kupën Futbollistike të Kosovës dhe në turnetë e ndryshme.
Kohë më parë “Liburn”-i kishte fituar edhe të gjitha çmimet kryesore në nivel të komunës së Gjakovës për vitin 2012.
“Gjitha këto suksese ia dedikojë punës së palodhshme të vet futbollistëve, trajnerit dhe tifozerisë që ka ndjekur me interesim të madh gjitha ndeshjet tona”, tha kryetari klubit Abaz Beqa,pas marrjes së çmimit Klubi më i mirë i Kosovës në futsall për vitin 2012.