Liburni afër titullit kampion, mposht në gjysmëfinale Pejën 8:0
FC Liburn, e ka treguar edhe një here fuqinë e vet. Të dielen, në Ferizaj (teren neutral) ka mposhtur FC Peja me rezultat të thellë 8 me 0.(3:0).
Edhepse kishin një pauzë të gjatë për shkak të ndërprerjes së kampionatit nga Covid 19, futbolistët e Liburnit, drejtuar nga trajneri Luan Kozniku, sot treguan freskinë e tyre dhe dëshmuan se titulli kampion në futsallin kosovar “më së miri rrin” në qytetin e futbollit, në Gjakovë.
Të dielen e ardhëshme Liburn luan në finale me fituesin e ndeshjes Mabetex dhe Prishtina 01.