Sunday, April 28, 2024
LajmeSporti

Liburni humb në Pejë

Në derbin e  Ligës së Futsallit superior të Kosovës që u zhvillua të premten në mbrëmje,në Pejë , FC  Besa shënoi fitore 5:3 ndaj FC Liburnit të Gjakovës.  U zhvillua një lojë cilësore ku fillimisht vendasit arritën epërsi të lartë prej 4:0 e pastaj loja u nivelizua dhe Liburni arriti ta zvogëlojë epërsinë në 3 :5.

Golat për Liburnin i shënuan Nexhip Selimi dy dhe  Ideal Brovina një.

Edhe me këtë humbje Liburni mbanë pozitën e parë në tabelen klasifikuese të superligës së Futsallit të Kosovës.(gjakovapress.info)