Saturday, February 3, 2024
Sporti

Liburni përgatitetet për stinorin e ri

Liburni gjat ushtrimeve
Krahas skuadrave të futbollit të madh, përgatitjet për stinorin pranveror i kanë filluar edhe skuadrat e futbollit të vogël. Kështu Klubi i Futsallit “Liburn” nga Gjakova ushtrimet e fazës së parë po i zhvillon në sallën e edukatës fizike të shkollës Nexhmedin Nixha”. Sipas kryetrajnerit Luan Kozniku, në fazën e parë po punohet në arritjet fizike të lojtarëve. Para fillimit të kampionatit Liburnin e pret ndeshja finale për Kupën Futbollistike të Kosovës që planifikohet të zhvillohet disa ditë para 17 shkurtit, përvjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.(z.v)