Liburni udhëton në Bellorusi: Ky është Shorti i Ligës së kampionëve të Evropës në futsall

Sot në orën 14.00 në Nyon të Zvicres u hedh shorti për garat e Ligës së kampionëve të Evropës në futsall. Kampioni i Kosovës Liburn sipas shortit do të takohet  në muajin tetor me klubin nga Bellorusia Stalitsa Minsk dhe me fituesin e grupeve  G dhe  A  që luajnë në paraeliminatoret që do mbahen në fund të muajit Gusht.

Anipse drejtuesit e klubit gjakovar kishin dëshiruar që vendi i zhvillimit të ndeshjeve “preliminary” të këtij grupi të jetë  në Suedi, Kroaci apo Çeki,(që ishin si propozime) megjithatë, kjo nuk do të ndikojë që Liburnasit të mos kërkojnë vendin mes 16 skuadrave më të mira të Evropës.

“Jemi të kënaqur me shortin edhe pse është shumë grup i vështirë. Besojmë qe do ia dalim”, tha kryetari i klubit Abaz Beqa, menjëherë pas hedhjes së shortit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *