Friday, November 17, 2023
Aktuale

Liqeni i Radoniqit plot, garancë për furnizim të bollshëm me ujë të pijes

Liqeni i Radoniqit ka arritur kuotën maksimale në lartësinë mbidetare 456 metra në fillim të këtij muaji duke dhënë garancë për furnizim të rregullt e të vazhdueshëm me ujë të pijes për gjithë konsumatorët në Gjakovë, Rahovec e Prizren.. Sipas drejtuesve të KRU Gjakova,  Liqeni për momentin ka afër 118 milion metër kubë ujë. Ky është edhe objektivi i pervitshëm i cili sivjet u arrit për një afat rekord, falë angazhimit të gjithë stafit punues, thuhet në njoftim.

“Furnizimi i liqenit  ka qenë konstant nga kanali derivues me sasi të bollshme të ujit. Pas thatësirave që kanë mbretëruar viteve të fundit ka pasuar një  periudhë  me sasi të mjaftueshme të reshjeve ku vetëm në muajin janar janë matur në Stacionin e Filtrimit 340 litra reshje shiu e bore për meter katror”, thonë në KRU Gjakova.

Sipas trendit të reshjeve viti 2021 nuk parashihet të ketë probleme me ujë në tërë regjionin tonë dhe po ashtu edhe për furnizim me ujë të pijes. Por gjithsesi, KRU “Gjakova” apelon të ruhet uji në përgjithësi sepse begatija e reshjeve si sivjet, zakonisht ndodhë  shumë rrallë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *