“Magjistari nga Ozi”, shfaqet premiera e parë për këtë vit e Teatrit Hadi Shehu
Adhuruesit e vegjël të artit skenik dhe jo vetëm ata, të enjten mbrëma patën mundësi të përcjellin premierën e parë për këte vit “Magjistari nga Ozi”, që është një shfaqje e mahnitshme e bazuar në historinë e famshme të “Ëizard of Oz” nga autori L. Frank Baum që në skenën e Teatrit të Qytetit Hadi Shehu në Gjakovë erdhi me regji të Butrint Pashes.
Të pranishmit në sallë paten mundësi ti shohin Aventurat e një vajze të vogël, Dorothi Gale, në tokën e Ozit, kur një tornado e shkëputi ate nga ferma ku jetonte në Kansas. Ajo së bashku me qenin e saj të adhuruar Toton, do të ndeshet me personazhe të çuditshme derisa të mbërrijë në mbretërinë e magjistarit Oz. Në këtë udhëtim spektatori përjeton një udhëtim emocionues në botën e magjisë, aventurës dhe miqësisë.
Skenografia që ishte në funksion të shfaqjes u përgatit nga Petrit Bakalli, kostumografe ishte Vesë Kraja, kompozitor Adhurim Grezda e të tjerë. Me performancë të mrekullueshme dhe efekte tërheqëse, kjo shfaqje bëri fëmijët të qeshin, të mallëngjehen dhe të ëndërrojnë së bashku me personazhet e preferuara.
Në rolet kryesore u paraqitën Vlora Dervishi, Ylber Mehmeti, Edi Kastrati, Edmond Hafizademi, Arbies Komoni, Elida Shasivari, Vlera Pylla, pastaj Altina Kusari, Besfort Berberi, Valon Pallaska dhe Edi Gjakova.
Repriza e “Magjistarit nga Ozi” shfaqet të premten prej ores 19.00.